Page 241 - My FlipBook
P. 241
e iw na
Të dy i provuan, gëzuar sa s’ka.
Në gishtat e hollë u rrinë të mëdha...
Dhe binte dëborë dhe frynte veri.
Gramozi e merrte djaloshin në gji.
Dhe binte dëborë me dit’e me net.
Mbulonte djaloshin dhe ëndrrën e vet.
Djaloshin e gjorë e sollën në fshat.
Vajton mbi dëborë një vajzë pa fat.
Dhe binte dëborë dhe frynte veri,
Një nuse vajtonte mbi varrin e tij.
Vajton vajz’e gjorë, pa zë, në vetmi
Qiririn - në dorë, fustanin - të zi.
239

