Page 237 - My FlipBook
P. 237
/fcrm l
Rrjedh shi
Përmbi të vdekur,
Përmbi të vrarët.
Ç ’pranverë qenka kjo
Moj botë?
Ç ‘pranverë?
Me shi,
Me erë të ftohtë!
Rrjedh shi
I vrullshëm,
I ngadaltë.
Njerëz të unshëm
Ecin nëpër baltë.
Prindër, pa femijë;
Fëmijë, pa prindër.
Grua pa burrë
Bijë, pa baba.
Pleq të sëmurë
Ecin, ecin... Po ja!
Tek ngasin,
Rrëshqasin,
Bien, qyqarët,
Po prapë ngrihen,
Ecin përsëri Kosovarët.
235

