Page 232 - My FlipBook
P. 232

______________________ PETRAQ KOLEVICA ------------------------------------

jo për piktorin e portretin e bërë prej tij. Nëse ai portret ka mundur
të shpëtojë, është një fat për pikturën shqiptare dhe një çudi. Oh!
Kujtimet s’më lenë të qetë... Më duket se i kam përpara syve se si
i ndjeri Vangjush Tushi, profesorin Konda, të kapur për krahu, e
përcillte deri në shtëpinë e tij. Ecnin të dy pranë e pranë, me hap të
ngadalshëm e duke biseduar me zë të ulët. Besoj se ka qenë kjo
dashuri e miqësi e sinqertë e piktorit ndaj profesorit të nderuar që
i dhanë portretit të tij ato karakteristika aq të veçanta dhe vlera të
larta artistike. Dhe përsëri kujtime të mia... Vera e vitit 49-50,
unë, një djalë 15-16 vjeç, atje, në sallën përgjithësisht pothuajse
bosh të biblotekës së vjetër të Korçës profesorin Konda, që atëherë
ndoshta kishte moshën e gjyshit tim, e shihja me një adhurim të
veçantë tek rrinte i vetëm në një tavolinë me enciklopedinë greke
të hapur përpara e dukej se lexonte me shumë vëmendje. Herë-
herë, ndoshta pa dashje, thoshte më zë të lartë e të qartë ndonjë
fjalë greqisht dhe përsëri heshtje me sytë përmbi libër.

      3) Natyrisht, lexuesi i nderuar s’mund të kuptojë se ç ’dua të
them me ato ljalë aq të rënda: “Vangjush Mio-n s’e nxinte varri
me gurë”. Sepse lexuesi nuk ka parë një pikturë e cila më duket e
pamundur të ketë shpëtuar pa u çjerrë nga kthetrat barbare të
sigurimsave. Nëse ajo pikturë ka shpëtuar, do të ishte një fat
sidomos për pikturën shqiptare që më duket se s’ka ndonjë pikturë
të këtij lloji.

      Si ishte kjo pikturë?
      Atje, në të djathtë të kuadrit piktori kishte bërë autoportretin
e vet në gjysmë profil qëndruar më këmbë me kavaletin përpara,
ku ishte vendosur një telajo dhe piktori mbi të dukej se do të
vizatonte një i peizazh. Fare pranë tij, në anën e majtë, ishte
pikturuar Vangjush Mio në gjysmë profil, gjithashtu më këmbë,

                                       230
   227   228   229   230   231   232   233   234   235   236   237