Page 234 - My FlipBook
P. 234

PETRAQ KOLEVICA

AI QANTE VËRTET ATË DITË

Ai qante vërtet atë ditë
Qante vërtet...
Nën qiellin gri,
Në një mot me shi,
Qante shpirti i tij.

Tek shihte të tërë atë turmë njerëzish që shkonte
ashtu pareshtur, e heshtur, pa zhurmë, ngadalë,
Pa fjalë të qullur, kokulur përherë si t’ishin,
skllevërit më të pavlerë në këtë botë, ndërsa
spiunët anekënd hetonin me dhelpëri e ligësi për të
gjetur ndokënd me sytë pa lot.

Ai qante vërtet atë ditë
Qante vërtet...
Nën qiellin gri,
Në një mot me shi,
Qante shpirti i tij.

Tek shihte motra, vëllezër, shokë, shoqe, miq,
të njohur, të panjohur, nxënës, mësues, studentë,
profesorë, akademikë me kapelë republike në dorë,
punëtorë të gjorë dhe gjithë njerëzit e tjerë,
veten e tij, një popull të mjerë, aq shumë të

                                 232
   229   230   231   232   233   234   235   236   237   238   239