Page 239 - My FlipBook
P. 239
e vena
DËBORË DHE LOT
Ai dashuronte një vajzë në fshat.
Djalosh i parritur, djalosh i pafat.
“Do shjcoj, - i pat thënë, - do shkoj në Greqi”.
“Të marrsha të keqen, pa ty si të rri?”
“Do shkoj të punoj, të fitoj që të ble
Unaza floriri, dy copë, për ne”.
“Të marrsha të keqen, t ’u bëfsha, mos ik!
Shih ç ’dimër i ashpër, shih ç ’dimër i lig”.
Po djali u nis edhe ik e nuk sos.
Veriu vërshëllente në malin Gramoz.
Dhe binte dëborë dhe frynte veri.
Djaloshin e hasi në mal Vit’ i Ri.
“Të solla dhuratën, - i foli në vesh.
Unaza floriri në pako do gjesh”.
E hapi djaloshi, unazat i pa.
“Provoje, e dashur, provoje!” - i tha.
237

