Page 244 - My FlipBook
P. 244

PETRAQ KOLEVICA

VARKA ME VELA
Gjithë jeta ime ishte një varkë me vela.
Lundrova në det që s’kish ujë po lot
Dhe sillja sa mundja korale dhe perla
Nga deti i shpirtit shqiptar dallgë plot
Në mol rri e lodhur sot varka me vela
Albatrosin mban mbi kuvertë plandosur
Por më s’mund të sjëllë korale dhe perla
Se udhët e detit për të janë sosur
Sot varka e vjetër me vela të çjera
sado që fryn era nuk niset dot më
Nuk sjell më korale dhe perla të tjera
Nga deti i shpirtit shqipar si gjithnjë

                                                        15.07.2012

                                242
   239   240   241   242   243   244   245   246   247   248   249