Page 247 - My FlipBook
P. 247
fcorrat 13.11.2011
MOJ ZEMRA IME
Moj zemra ime, moj zemra ime
Përse më bën të tilla shakara
Sikur ke, gjoja, ca çrregullime
Sikur s’je gjoja ajo e para
Moj zemra ime, moj zemra ime
Ti vet’ e di se ç’shok të pata
Në këtë jetë me plot luftime
Mburoja ime ishe dhe shpata.
Moj zemra ime, moj zemra ime
Mos qofshin vërtetë ato shakara
Na presin dhe të tjera luftime
Ku ti më duhesh të jesh përpara.
Moj zemra ime, moj zemra ime
Dëgjo! Për luftë po klith fanfara
Pra mbahu fort e bëju trime
Se, përmbi ty, do të bjerë bara.
Moj zemra ime, moj zemra ime
Ti grenadeija ime besnike
Të biesh e fiindit në ato luftime
Të Vaterlosë sime tragjike.
245

