Page 245 - My FlipBook
P. 245

S’ /ë ’k&rmt e oena

NË GJYQIN E VETVETES

Këtu mbi zemër vura dorën
Dhe nxora vetveten në gjyq
Në të rreptin gjyq ku nxorrën
Të drejtin q ’e vunë në kryq.

E pyeta posi Pilati
“Pse doje të ishe poet?”
Dhe u përgjigja unë i ngrati
Në gjyq ku ndërgjegja thërret.

Po, doja të isha poet,
Që s ’dëgjon asnjë tjetër zë
veç zërit të zemrës së vet,
Që nuk e gënjen për asgjë.

Po, doja të isha poet,
Që mjaltë dhe helm ka në gojë
Dhe plagët e vendit të vet
Të dijë me gisht ti tregojë.

Po, doja të isha poet,
Që me vargun e vet të vërtetë
Për mirë të gjithve u flet
Sado që i hidhur të jetë.

                                    243
   240   241   242   243   244   245   246   247   248   249   250