Page 250 - My FlipBook
P. 250
PETRAQ KOLEVICA
MË VJEN KEQ
Më vjen keq për këto poezitë e mia
Që pakëz tualet nuk u bëra dot
Dhe fjalëve një çik ëmbëlsi tu shtija
Dhe jo kaq hidhërime, brenga e lot.
Më vjen keq për këto poezitë e gjora
Që nuk u vura unaza e stoli
Rruaza prej fjalësh me plot metafora
Sa dhe vet shoqet ti kishin zili.
Më vjen keq për këto poezitë e mia
Që me fjalë të thjeshta, të ashpra, i mbusha
Me fjalë që në zemra njerzish i shihja
Dhe i shkula që andej si gjembat nga fusha.
Më vjen keq për këto poezitë e mia
Që i lidha te ky vend fort e më fort
Dhe të gjithë hidhërimet e brengat e tija
T ’i mbajnë mbi kurriz e patën short.
Më vjen keq për këto poezitë e mia
Të miat do quhen po, ato të shkreta
S’i bëra unë, i bëri Shqipëria,
Që derdhi në to hidhërimet e veta.
248

