Page 248 - My FlipBook
P. 248

PETRAQ KOLEVICA

ËNGJEJT E KUJTIMEVE

Në natën e qetë
natën e thellë,
Kur më rëndon e më shtyp vetmia
Nga rinia,
Nga gjithë vitet e mia,
Si ëngjej të bukur
Mblidhen e këndojnë e vallzojnë
Këtu te shtëpia.
Dhe zemra që s’fle
Gazmon e rreh e rreh,
Sa më dërmon krahrorë
Zemrën mbaj me dorë
Dhe në ndihmë
thërras gjumin e gjorë.
Po ëngjejt e bukur e rrethojnë
Dhe këndojnë e vallzojnë,
Dhe ora bie
Një, dy, tre...
O ëngjej të bukur
Mos më lini të fle

                                 246
   243   244   245   246   247   248   249   250   251   252   253