Page 230 - My FlipBook
P. 230

PETRAQ KOLEVICA

REQUIEM

Piktorit dhe profesorit tim Vangjush Tushi

Piktor i ngjyrave të rralla
“Natura Morta-t i bëri të gjalla
Dhe mandolinës shpirtin ia fali:
Nga telat nuk dilte zë metali
Por zëri i shpirtit të tij si kristali.

Piktorin e mirë e futën në burg,
Piktorin e lirë e ndrynë si murg.
Dëshpërimi në zemër iu ngul si një sfurk.
Dhe erdhën me ngut hetuesit, bishat.
E rrahën, e fyen, ia thyen dhe gishtat.
Piktori s’do mundte t ’i mbante penelat,
Mandolinës s ’do mundte t ’ia prekte më telat.
Rreth tij, të dehur, talleshin kriminelat
Dhe dridheshin pikturat e tij plot jetë
Portretet për shokë dhe miq të vërtetë
Pikturat e gjalla me natyrë të qetë.
Dhe “lulet e fushës” u vyshkën në pëlhurë'
“Profesor Konda” lotonte n ’atë pikturë,2
Dhe Vangjush Mio-n s’e nxinte varri me gurë
Po thaheshin ngjyrat nëpër tubeta.
Mandolina, kitara mbetën të shkreta,

                                 228
   225   226   227   228   229   230   231   232   233   234   235