Page 224 - My FlipBook
P. 224

__________________ PETRAQ KOLEVICA ______________

Atje ishte varri, ku prehej poeti,
Vigan’i lahutës që prehje nuk gjeti

Dhe frati shpejt puthi një gur të lustruar,
Kur pa përmbi të - At Gjergj Fishta - të shkruar

0 frat-o, i thirrën na kazmën dhe bjeri,
Shkallmoje krejt varrin me pllaka mermeri!

“Ky vorr ba m ’u prish, ka m ’u prish dhe shqypnia”
Dhe ra, pushtoi varrin me krahët e tija.

Po horrat u çuan, e shembën me grushta
Dhe varrin e prishën me kazm’ ata pushta.

Tani frat-o, jepi, gërmo shpejt e shpejt
Dhe eshtrat e varrit këtu nxirri krejt.

Dhe frati gërmonte, ç’të fliste më kot?
Dhe eshtrat që nxirrte i lante me lot.

1 nxori të gjitha po kafka ku ish?
Kërkoje! I thirrën, kërkoje sërish!

Dhe frati gërmonte me thonj e me duar
Që t’mos ta dëmtonte at’ kafkë të çmuar.

                                 222
   219   220   221   222   223   224   225   226   227   228   229