Page 215 - My FlipBook
P. 215
e twria
BALADA E KRESHNIKËVE
Të nderuar lexues!
Më lejoni t ’ju them se, për të kuptuar këtë baladë, është e
domosdoshme t ’ju rikujtoj një legjendë të rrallë nga koha e
kreshnikëve të hershëm si Gjeto Basho Muji, Halili e të tjerë:
“Kallxohet, se Muji e Halili paskan pasë ndeshë nëpër mal
nji bati, qi mbante në brez nji pushkë të moçme.
Shka asht ai send? e pyetë Muji barinë- shka duhet?
Ky send - ia ktheu bariu - asht për me mbytë njerin, pse e
shpon anë e m ’anë.
Muji u habit, pse s e kishte pa kurr, e tue ia qitë para shplakën,
i thotë bariut: Po bjeri i herë, a mund ta shposh! Edhe bariu s’e çoi
ma gjatë, por t’i dha zjarm e ia shpoi dorën.
Lum Halili - i tha Muji të vllat - na s’kem shka me ba ma mbi
ftyrë të tokës! - e të dy bashkë hyn në birë të dheut e s’u pan ma.
Ky kreshnik, mbas legjende asht ende gjall ndër shpella të
Bjeshkve të Kelmendit, a, mbas disa tjerve, në Qafe të Diellit.
Kallxohet prej të vjetërve, se jo fort larg prej këtyne kohve
tona, nji bari paska ndeshë nëpër mal do burra përsëri të mdhaj:
kta e paskan marrë me vedi e paskan hy me të në birë të dheut. Ai
vend po ishte i dam tanë megja-megja e aty gjindej Muji me Halilin.
Kur e shef barin Muji, i pyetë shokët:
- Prej kah asht ky njeri?
- Prej Dukagjinit - i përgjegjin.
- Avitu këtu, more djalë - thotë Muji - e shtjere dorën në birë
213

