Page 192 - My FlipBook
P. 192

PETRAQ KOLEVICA

I forte paske qenë, o Atdheu im...
Bijt’ e tu harama të bënë shkrumb, si hordhitë.
Pyjet t’i prenë. T ’i therën dhentë e dhitë.
T ’i shembën stallat e shtëpitë.
Në çdo hap që bëje, bije në pritë.
Po ti, me gjirin e mpitë,
I ushqeje femijët, se prisje këtë ditë.
I fortë paske qenë, o Atdhe,
I fortë!
I ëmbël paske qenë, o Atdheu im,
U lindka njeriu te ti e te ti mbërthehet,
Shkon, e kudo që shkon, te ti kërkon të kthehet,
Me aromën e tokës tënde i shijon të dehet,
Se dhe baltë të bëhet te ti, i gjallë ndjehet.
I ëmbël paske qenë,
I ëmbël!

                                 190
   187   188   189   190   191   192   193   194   195   196   197